×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhafer Tahiri e konfirmon: Sërish do të jem kandidat për kryetar të Vushtrrisë

    Reporteri
    16 Maj 2021 | 20:52

    Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka konfirmuar se do të garojë edhe për një mandate tjetër për kryetar.


    Ai ka thënë se këtë veprim e merr pas konsultimit me familjen dhe dëshirën për t’i çuar përpara edhe disa projekte që siç pohon do ta transformonin edhe më shumë Vushtrrinë.

    “Pas konsultimit me familjen kam vendosur që edhe një herë të kandidoj për kryetar, për të vazhduar transformimin e madh”, ka thënë Tahiri në REPORTERI N’Komunë.

    Ai ka thënë se megjithatë duhet ta marrë konfirmimin edhe nga Dega e LDK-së në Vushtrri dhe nga Qendra.

    “Një vendim formal do të duhet nga partia, fillimisht duhet të konfirmohet nga Dega në Vushtrri në struktura, pastaj në Qendër. Jam i gatshëm të vazhdoj transformimin në komunën e Vushtrrisë”, ka pohuar ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!