×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhafer Tahiri emërohet kryetar i degës së LDK-së në Vushtrri

    Reporteri
    21 Shkurt 2021 | 23:19

    Hysni Gërguri sot ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri.


    Pas kësaj dorëheqje, drejtimin e degës së LDK-së e ka marrë kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri që vjen nga kjo parti.

    Lajmin për klankosova.tv se do ta drejtojë këtë degë të LDK-së e ka konfirmuar vetë Tahiri.

    “Po, tashmë është vendosur që unë të jem kryetar i degës së LDK-së në Vushtrri”.

    Madje Tahiri e ka falënderuar Gërgurin përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

    “Më lejoni që në emrin tim e të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë, të ju falënderoj nga zemra për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm për LDK e për Vushtrrinë”.

    Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook:

    I dashur Dr. Hys,

    Miq e aktivist të LDK-së,

    Më lejoni që në emrin tim e të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë, të ju falënderoj nga zemra për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm për LDK e për Vushtrrinë.

    Bashkë kemi fituar në zgjedhjet e vitit 2017, bashkë do të fitojmë sërish në Vushtrri e në gjithë Kosovën

    LDK mbetet përgjithmonë familja jonë e përbashkët!

    Zoti ju bekoftë!

    Mirënjohës gjithmonë për bashkëpunimin tonë!

    Me respekt,

    Xhafer Tahiri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!