×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhafer Tahiri i LDK-së avokat mbrojtës i Faruk Mujkës së VV’së – i dyshuari për korrupsion në gjyq thotë se 60 mijë eurot që iu gjetën kesh ishin të vjehrrës së tij

    Reporteri
    19 Shtator 2023 | 18:31

    Kryeshefi i Ndërmarrjes “Ibër-Lepenci” që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, Faruk Mujka, i cili po dyshohet për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” në kohën sa ishte nënkryetar i Mitrovicës, po mbrohet në gjyq nga një zyrtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pavarësisht dallimeve partiake, Mujka e ka zgjedhur si avokat Xhafer Tahirin e LDK’së, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Kjo dëshmohet edhe sipas një shkrese të lëndës, ku thuhet se Tahiri ka paraqitur kundërshtime ndaj kërkesës së Prokurorisë Speciale.

    Gjatë bastisjes në shtëpinë e Mujkës, Policia kishte gjetur dhe sekuestruar 60 mijë euro. Për këto para, Mujka ka thënë se janë të vjehrrës së tij.

    “Mbrojtësi i të pandehurit Faruk Mujka, av.Xhafer Tahiri, në afatin ligjor ka paraqit kundërshtime ndaj kërkesës për Urdhër Ndalues Përfundimtar duke kundërshtuar kërkesën e PSRK. Në arsyetimin e dhënë, ndër të tjera ka potencuar se kërkesa është e pa bazuar në dispozitat ligjore, pasi që nuk ekziston dyshimi i bazuar për veprën penale për të cilën dyshohet se e ka kryer i mbrojturi i tij, ndërsa sa i përket shumës së të hollave që janë gjetur në banesën e të mbrojturit të tij, ka theksuar se janë të vjehrrës se të pandehurit të cilës i ka vdek burri dhe është pasuri e saj. Poashtu ka potencuar se kërkesa është e pas afatshm dhe gjykatës i ka kërkuar që kërkesa si e tillë duhet të refuzohet në tërsi dhe të lurohen sendet e ndaluara përkohësisht.”, thuhet në dokument.

    Ndryshe, Mujka ishte arrestuar në korrik të këtij viti bashkë me një ish-zyrtar të Komunës së Mitrovicës.

    Në njoftimin e Prokurorisë Speciale thuhej se “ekziston dyshimi i bazuar mirë se dy personat të ndaluar, të pandehurit F.M dhe H.M, në cilësi të personave zyrtarë, me dashje kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete apo për tjetrin, kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare dhe nuk i kanë respektuar detyrat dhe përgjegjësitë e tyre që të ushtrojnë funksionin e tyre në bazë të ligjit.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    Reporteri, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!