Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, njëherit anëtar i Kryesisë së LDK-së, ka kritikuar programin e Qeverisë Kurti 2.
Ai thotë se programi i Qeverisë aktuale nuk ka shifra matëse.
“Programi qeverisës nuk ka shifra matëse, nuk ka shifër sa do ketë rritje të buxhetit, a do të rriten tatimet, sepse do të preket xhepi i qytetarëve”, tha Tahiri në intervistën REPORTERI N’Komuna.
Ai ka shtuar më tej se program nuk tregon as sa do të jetë rritja ekonomike.
“Në program është rritja e agjencive, koncentrimi në një agjenci me 5 militantë partiak, nuk është asnjë shifër sa do të jetë rritja ekonomike në vitin e pare, sa në vitin e dytë, dhe ku do të marrin paratë për projektet tjera”, ka deklaruar Tahiri. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.