×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhafer Tahiri i LDK-së: Qeveria Kurti 2 argat i VV-së, jo i qytetarëve

    Reporteri
    17 Maj 2021 | 16:47

    Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, njëherit anëtar i Kryesisë së LDK-së ka kritikuar Qeverinë Kurti 2, ndërsa ka lavdëruar Qeverinë Kurti 1, ku në koalicion ishte edhe partia e tij.


    Ai thotë se me Qeverinë Kurti 1, ai si kryetar i Vushtrrisë ka pasur bashkëpunim të mire, por jo tani me Qeverinë Kurti 2, pasi që prishën më parë koalicionin me Vetëvendosjen në Vushtrri.

    “Qeveria Kurti 1 është e ndryshme nga Qeveria Kurti 2, me Qeverinë Kurti 1 ka qenë një bashkëpunim i jashtëzakonshëm, kurse Qeveria Kurti 2 ka një tendencë të bëhet argat i subjektit politik e jo qytetarëve”, ka thënë Tahiri në intervistën REPORTERI N’Komuna.

    Ai ka akuzuar Qeverinë Kurti 2 se po i mbron qëndrimet e Degës së Vetëvendosjes në Vushtrri, e jo të qytetarëve. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!