Veterani i UÇK-së Xhevdet Qeriqi, ka thënë se kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, duhet ta bëjë një reagim për ftesat që po ju bëhen ish-drejtuesve dhe ish-luftëtarëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.
“Nuk kam pa as deklarime të mëhershme as për të tjerët, as për z. Selimi. Por tash ai pretendon të jetë kryeministër dhe mendoj se duhet ta bëjë një reagim pasi ka qenë kundërshtarë i fuqishëm i Gjykatës Speciale”, ka thënë Qeriqi, në T7, shkruan Reporteri.net.
I pyetur se a beson që qeveria “Kurti” mund ta shfuqizojë Specialen, Qeriqi ka thënë nuk beson se mund të ndodhë kjo.
“Nuk është aq e lehtë as nga z.Kurti as nga kushdo tjetër të shfuqizohet kjo gjykatë pasi ka filluar punën. Mbetet të shihet në ditët, javët apo muajt në vazhdim se çfarë hapa do të marrë në këtë drejtim”, ka deklaruar ai. /Reporteri.net/.