Ish-deputeti Visar Ymeri thotë se është evidente që LDK-ja ka frikë nga zgjedhjet prandaj ka vendosur t’ia bëjë kuorumin Vjosa Osmanit.
“Këtë frikë e ka me të drejtë. LDK po e lexon tash se si ndër faktorët kryesorë për rënien e saj është rrëzimi i Qeverisë”, tha ai në Dukagjini.
Ymeri thotë se nëse në ndonjë formë dështon zgjedhja e presidentit dhe shkohet në zgjedhje përgjegjësia do t’i takonte shumicës parlamentare.
“Nuk mund të ketë LDK përgjegjësi me 15 deputetë më shumë se LVV me 58 deputetë”.
Ymeri thotë se PDK e ka mundësinë që të propozojë një kundër kandidatë për Osmanin e që sipas tij do t’i shkaktonte probleme LVV-së.
“PDK ka mundur që bashkë me LDK-në ta dërgojnë një kandidatë konsensual për president që do ta vinte në mëdyshje grupin e Vetëvendosjes”, tha ndër të tjera Visar Ymeri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.