×
  • Lajme
  • Lajme

    Zbardhet grabitja e 50 mijë eurove nga katër kosovarët në Ksamil, dëshmia e viktimës: Gjithçka është filmuar nga kamerat

    Reporteri
    15 Korrik 2021 | 16:44

    Është zbardhur grabitja e ndodhur në Ksamil më 3 korrik të këtij vitit, ku katër persona nga Kosova, Nderim Ndreca, Hile Memehaj, Getoar Mulliqi dhe një i paidentifikuar vodhën një banesë.


    Sipas dosjes hetimore të grabitjes në Ksamil, të siguruar nga Panorama.al, 4 grabitësit nga Kosova kanë vjedhur një shumë prej 50 mijë eurosh në banesën e shtetasit L. Poka të cilën e kishte marrë me qira nga një tjetër person me iniciale N.I.

    Pas grabitjes që mësohet se ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit, policia arriti në vendngjarje për të bërë hetimet. Rezulton se grabitësit kanë hyrë nga veranda dhe përmes dritares. Mësohet se banesë nuk janë gjetur shenja gishtërinjsh, ndërsa nga kontrollet rreth banesës u gjet një çantë e boshatisur, një fletore dhe një kuletë ku brenda ishin mjetet e identifikimit të shtetasve L.Poka dhe A.Poka si dhe dy karta bankare.

    Në deklaratën që ka dhënë në polici, L.Poka thotë se kamerat e sigurisë në shtëpi kanë filmuar gjithçka. Sipas dëshmisë, dy persona të veshur me rroba të zeza dhe me maskë anticovid, doreza e kapele në kokë u afruan pranë verandës. Një prej tyre me një dru në dorë lëvizi kameran për sipër në mënyrë që të bllokonte fushëpamjen. Ai shpjegoi se jashtë banesës, pranë vendit ku u gjet çanta e tij nga policia, janë gjetur dhe dy kanaçe pijesh, të cilët mund të jenë të autorëve të cilat janë dërguar për ekspertizë mjekoligjore. Më tej, ai thotë se në çantën që i ishte vjedhur, kishte 9.500 euro, dhe vetëm një ditë pas ngjarjes i është kujtuar që i janë marrë 50 mijë eurot të cilat ishin të mikut të tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!