Vrasja e Sabrina Lekës bëri bujë të madhe në media para disa muajsh dhe ngjarja tronditi Australinë dhe Shqipërinë, ndërsa deri më sot, detajet rreth motivit që e shtyu babain shqiptar t’i merrte jetën të bijës së tij në moshë fare të re, ishin ende të paqarta.
“Daily Mail” ka zbardhur detaje nga gjyqi i mbajtur ditët e fundit, ku tregohet se çfarë ndodhi mes tyre natën e krimit, në makinën që babai ia kishte bërë dhuratë për ditëlindje vajzës.
Avokati i shqiptarit tha se ai nuk mund të shpjegonte në gjyq veprimet e tij.
Lekaj, një anëtar i mirënjohur i komunitetit shqiptar të Adelaide, kishte marrë me vete një thikë 15 cm të gjatë dhe bashkë po shkonin të blinin ushqime, kur mes tyre nisi grindja në makinë.
Babë e bijë u zunë për stilin e jetesës që kishte nisur të bënte vajza dhe ai dyshonte se e reja kishte nisur përdorimin e drogës.
Pak para se ta qëllonte, Petrit Lekaj i është drejtuar vajzës me fjalët “po e çon jetën dëm“, por ajo i ishte përgjigjur se “nuk i interesonte“.
Lekaj nxori thikën që e kishte fshehur në pantallona dhe e goditi në stomak ndërsa ajo po shikonte nga dritarja e makinës.
Ndërsa ajo nisi të bërtiste për ndihmë, babai e mbështeti në sedilje dhe e goditi me thikë edhe shtatë herë të tjera, u tha në gjykatë. Pas vrasjes, Lekaj u gjet pranë vajzës së tij me plagë të rëndë në stomak dhe u kurua në Spitalin Royal Adelaide.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.