×
  • Lajme
  • Lajme

    Zbulohen pamjet: Kështu shiten për 5 euro batanijet që u dërguan nga Kosova për në Shqipëri

    Reporteri
    28 Nëntor 2019 | 17:13

    Ndihmat që po dërgohen nga qytetarët tanë për të prekurit nga tërmeti po keqpërdoren.


    Përmes rrjeteve sociale, është bërë apel që të mos keqpërdoren ndihmat të cilat janë destinuar për banorët në Shqipëri, shkruan lajmi.net.

    Madje, në lutjet që iu drejtohen personave që po dërgojnë ndihma apelohet që ndihmat duhet t’iu shpërndahen në duar banorëve.

    Në një video që e publikoi reperi Capital T, dëgjohet një qytetare teksa shet për 5 euro batanien e dërguar për ndihma.

     

    Ndërkohë, vetë reperi i cili ishte i pranishëm që nga mbrëmë në terrenin ku njerëzit kanë nevojë për ndihma në Shqipëri, ka treguar se nuk ka më nevojë për ndihma materiale, pasi ato po keqpërdoren kur po lihen nëpër depot.

    Ndërsa ata që duan mund të shkojnë të dhurojnë personalisht direkt njerëzve që kanë nevojë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!