×
  • Lajme
  • Lajme

    Zbulohet arsyeja e “festës” në oborrin e QKUK-së

    Reporteri
    08 Maj 2020 | 13:02

    Nën tingujt e këngës së Arif Vladit “Marshi i UÇK”, mjekë e qytetarë të ndryshëm janë parë duke ‘festuar’ para Klinikës Infektive në QKUK, aty ku po trajtohen të prekurit me COVID-19.


    E arsyet pse është lëshuar kjo këngë e ka ndodhur një tubim i tillë nuk dihen ende.

    Insajderi shkruan se Ministria e Shëndetësisë i ka dhënë leje këngëtarit, Muhamet Sejdiu për të xhiruar klip për COVID-19, para Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Këngëtari, Sejdiu edhe vet ka qenë i prekur nga ky virus dhe tani ka vendosur që në shenjë falënderimi për mjekët e infermierët që janë kujdesur për të, t’ju kushtojë këngë.

    Dhënia e lejes nga Ministria e Shëndetësisë bie ndesh me kërkesën për respektimin e masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së këtij virusi, i cili është i padukshëm.

    Vetëm 8 ditë më parë, ministri Arben Vitia në konferencë për media ku foli për masat lehtësuese theksoi se ky vit do të jetë vit i distancës 2-metërshe.

    Por, njësoj nuk po ndodh edhe në rastin kur po xhirohej ky klip (mjekë e qytetarë), shihen fare pranë njëri-tjetrit.

    Ndonëse, ka një javë që numri i të shëruarave është më i lartë sesa i të infektuarve – ka pasur raportime të shumta që mund të ketë valë të dytë të koronavirusit.

    Sot, është shënuar edhe viktima e 28 nga koronavirusi në Kosovë, teksa të infektuar janë 861 e janë shëruar 561 persona.

    https://www.facebook.com/GOInsajderi/videos/819844081873116/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!