Natyra Kuçi, zëdhënëse e PSD-së, ka reaguar pas vdekjes së 26-vjeçarit ku sipas saj përgjegjësia më e madhe e ka ministri në detyrë i shëndetësisë, Arben Vitia.
Ndryshe Natyra Kuçi ka kërkuar që Vitia do të duhej të jep dorëheqje, shkruan Reporteri.net
“Ajo çka i ndodhi djaloshit nga Gjilani teksa ishte nën përkujdesjen e institucioneve shtetërore është tragjedi dhe për këtë gjë duhet të kërkohet llogari nga të gjithë të cilët ishin të përfshirë në këtë rast. Ngushëllimet e sinqerta shkojnë për familjen që iu desht të përballet me këso tragjedie të tmerrshme në këto momente të pakëndshme izolimi e distancomi”, ka shkruar Kuci në Facebook.
E njëjta ka thënë se nuk duhet të jepen vlerësime të hershme dhe të pabazuara për gjendjen mendore të të ndjerit.
“Ndërkohë të mos biejmë pre e vlerësimeve të hershme dhe të pabazuara për gjendjen mendore të tij. Nuk është nxitje e urrejtjes kërkesa për drejtësi por është e drejtë dhe legjitime. Kritika është me vend dhe e domosdosshme sepse përgjegjësia është e madhe. E përgjegjësinë më të madhe në dorë e ka Ministri Vitia i cili do të duhej tashmë të dorëhiqej nga pozita e tij”, ka shkruar ajo.