Zelensky u jep leje ushtarëve të fundit në Mariupol të shpëtojnë jetën e tyre

Rusia ka shpallë fitoren në betejën disamujore për të pushtuar Mariupolin.

Mbrëmë, Moska tha se qyteti-port ishte “çliruar plotësisht” pasi luftëtarët e fundit që rezistuan në fabrikën e çelikut të Azovstal u dorëzuan.

Evakuimi i së premtes shënon fundin e rrethimit më shkatërrues të luftës me Mariupolin, i cili tashmë plotësisht është shndërruar në rrënoja.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se mbrojtësit e fundit të mbetur të zonës kishin marrë leje të largoheshin, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
“Sot djemtë morën një sinjal të qartë nga komanda ushtarake se ata mund të dalin dhe të shpëtojnë jetën e tyre”, tha ai për një kanal televiziv ukrainas.

Sipas zyrtarëve të Moskës, gjithsej 2439 luftëtarë ukrainas nga fabrika e çelikut janë dorëzuar ditët e fundit.

Moska nuk ka dhënë asnjë informacion se ku po evakuohen ushtarët që u larguan mbrëmë, por autobusët e mëparshëm janë dërguar në territoret e kontrolluara nga Rusia.

Moska tha se 531 trupa ukrainase ishin larguar nga vendi.

“Objektet e nëndheshme të ndërmarrjes, ku fshiheshin militantët, u vunë nën kontrollin e plotë të forcave të armatosura ruse”, tha ajo në një deklaratë.