×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj: Do të ndërtohet spital i përkohshëm vetëm për personat e prekur me COVID-19

    Reporteri
    01 Gusht 2020 | 17:51

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka paralajmëruar ndërtimin e një spitali portativ vetëm për pacientët e infektuar me COVID-19.


    “Krahas masave që do t’i marrim menjëherë, jemi duke punuar në lehtësimin e funksionimit të sistemit shëndetësor, me riorganizimin e ambulancave specialistike dhe me krijimin e një spitali portativ vetëm për pacientët me COVID-19, pasi jemi të vetëdijshëm se me ngarkimin e QKUK-së po rritet mundësia e infektimit me COVID-19 edhe e pacientëve që janë aty për trajtime të tjera”, ka thënë Zemaj.

    Ai tha po ashtu se nga e hëna do të fillojë licencimi i spitaleve private për realizimin e testeve serologjike dhe atyre molekluare.

    “Nga e hëna do të fillojë licencimi i laboratoreve private për realizimin e testeve serologjike dhe atyre molekulare”, ka thënë ai.

    Ministri tutje ka thënë se pas rritjes së rasteve me Covid-19 do të fillojnë me ashpërsimin e zbatimit të masave.

    “Mbrëmë, unë vetë isha dëshmitar në terren, por gjithashtu kam marrë mijëra mesazhe nga qytetarët e shqetësuar. Prandaj, nga sot në koordinim me Policinë, AVUK-in dhe Prokurorinë e Shtetit, konform legjislacionit, do të fillojmë me ashpërsimin e zbatimit të masave”, ka thënë Zemaj. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!