Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot ka vizituar, pikën kufitare në Merdare, derisa ka thënë se pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19, shtimi i kontrollit në pikat kufitare duhet të jetë më i madh.
Zemaj, ka ftuar qytetarët dhe institucionet që të kryejnë detyrat e veta, ngase sipas tij s’do të ketë tolerancë ndaj neglizhenes.
Postimi i tij në Facebook:
Pas rritjes së rasteve me Covid 19, në vend dhe në shtetet fqinjë, shtimi i kontrollit në pikat kufitare duhet të jetë më i madh, andaj të gjithë ata që hyjnë në Kosovë duhet t’i respektojnë masat e dhëna nga IKShPK-ja dhe MSh-ja.
Gjatë ditës, isha në pikën kufitare në Merdare, për të parë nga afër respektimin e masave anti Covid 19.
Organet e rendit bashkë me doganierët, në pikën kufitare në Merdare, po bëjnë punën e vet shumë mirë. Inkurajoj qytetarët dhe institucionet të kryejnë detyrat e veta, asgjë të mos i lihet rastit.
Nuk ka tolerancë ndaj neglizhencës!
https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3500223240024531