Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në mbledhjen e komitetit për COVID-19 ka thënë se vaksina anti-COVID pritet të arrijë në Kosovë gjatë këtij muaji, shkruan Rreporteri.net.
Duke mos dhënë shumë detaje për datën e saktë ai ka thënë se po vazhdojnë komunikimet për të siguruar vaksinën.
Ai ka thënë se për këtë çështje janë në komunikim të vazhdueshëm edhe me partnerët ndërkombëtarë.
“Angazhimi për marrjen e vaksinës është angazhim ditor dhe nacional jo vetëm i imi si ministër por edhe i partnerëve ndërkombëtarë. Është evidente që ka vështirësi në sigurimin e vaksinave, është duke vazhduar komunikimi me të gjithë.
Pjesa që ndërlidhet me COVAX konfirmimin e kemi marrë që sasia për Kosovën do të jetë në prodhim gjatë marsit, jemi në pritje, është komunikim ditor. Ne e kemi realizuar edhe planin e imunizimit, gjithçka është konform standardeve dhe po presim që sa më shpejtë të fillojnë vaksinimin”, tha ai. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.