Në vazhdim të një vizite në Gjermani, sot në Berlin, zëvendësministri i Jashtëm në largim Anton Berisha, në Bundestagun gjerman është pritur nga dy deputetët e CSU-së, Thomas Erndl, përgjegjës për Politikë të Jashtme dhe Anja Weisgerber.
“Në takim diskutuam për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Gjermani, për procesin e zgjedhjeve dhe krijimin e qeverisë së re, për procesin e liberalizimit të vizave, drejtësinë, sigurinë, integrimet evropiane dhe dialogun me Serbinë”, ka njoftuar Berisha në facebook.
“Theksova se Gjermania është shembulli më i mirë për shtetndërtim demokratik e zhvillimor dhe u dakorduam për të vazhduar bashkëpunimin”, ka shkruar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.