Kandidati i LDK’së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka thënë se e ardhmja e vendit përcaktohet në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Duke publikuar fotografi nga tubimi i mbajtur sonte në Ferizaj, Abdixhiku ka thënë se nuk ka sallë që nuk po e mbushin, teksa pritjen atje e ka cilësuar si të jashtëzakonshme.

“E ardhmja e vendit përcaktohet tani, në këto zgjedhje. Sepse jemi në një udhëkryq mes dy të ardhmesh, dhe 9 shkurti është pika e kthesës që përcakton nëse Kosova do të jetë vend i mundësive e i zhvillimit, apo vend i izolimit, përçarjes e sanksioneve”, ka shkruar Abdixhiku.

Reklamë

Ai është zotuar për 5 miliardë euro investime, 5 miliardë euro buxhet dhe 5% rritje ekonomike.

“Koha për fjalë boshe ka përfunduar. Tani është koha e punës. Tani është koha e ndryshimit. Tani është momenti ynë!”, ka shkruar tutje ai.