Kandidati i LDK’së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka publikuar fotografi nga tubimi i mbajtur sonte në Fushë Kosovë, ku ka thënë se ky mbetet bastion i pamposhtur i kësaj partie.
Abdixhiku ka thënë se janë detyruar t’I heqin karriget, meqë nuk kishte vend më për pjesëmarrësit në këtë tubim.
“Ky momentum i madh i LDK-së, kjo frymë e ndryshimit, po udhëhiqet nga ju – qytetarët e Kosovës që gjithmonë i keni dalë zot vendit! Bashkë me ju e kemi ndërtuar një lëvizje të shpresës dhe ndryshimit që tashmë nuk mund të ndalet! Sepse qytetarët gjithandej vendit kanë vendosur dhe janë bërë një me LDK-në!”, ka shkruar Abdixhiku.