Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e përmbylli turin e tubimeve elektorale të së premtes me një takim plot entuziazëm me qytetarët e fshatit Ratkoc në Rahovec.

Abdixhiku shprehu mirënjohjen për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e madhe që gjeti në këtë fshat, duke theksuar entuziazmin e madh për ndryshim.

“Takimin e fundit për sonte e mbajtëm në fshatin Ratkoc të Rahovecit! Edhe këtu, si në çdo vend tjetër, gjetëm pritjen e ngrohtë, mbështetjen e madhe e thirrjen për ndryshim! Jemi shumë, po bëhemi më shumë! Këso entuziazmi ka kohë që nuk kemi parë; dhe kjo në vete na ngarkon me përgjegjësi.”, ka shkruar Abdixhiku pas takimit.

Reklamë