Kandidati i LDK’së për Kryeministër, Lumir Abdixhiku, bashkë me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Ramën, do të mbajnë nesër Prezantimin Publik.
Nga ora 12:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, Abdixhiku ka thënë se do t’i prezantojë projektet kryesore të Qeverisë së tij Prishtinën, si dhe do të nënshkruajnë marrëveshjen e zotimeve për këto projekte, që kapin vlerën 1.5 miliard euro.
“Nesër, paraqesim projektet kryesore të Qeverisë sime për Prishtinën, siç dhe nënshkruajmë marrëveshjen e zotimeve për këto projekte. Plot 1.5 miliard euro investime për Kryeqytetin! Infrastrukturë, sport, kulture, arsim e shëndetësi! Me këtë mbështetje, pa pengesa plot urrejtje, Prishtina bëhet! E ardhmja është e bukur! Nesër, nga ora 12:00”, ka shkruar Abdixhiku.