×
  • Lajme
  • Raporto
  • Nacionalet 2025

    Arben Gashi kërkon reflektim dhe veprim pas rezultatit të dobët të LDK’së në zgjedhje: Nuk mund të injorohet

    Reporteri
    28 Dhjetor 2025 | 20:37

    Arben Gashi nga LDK ka dalë me reagim pas rezultateve të Exit Poll’eve që e renditën këtë parti me rezultat të dobët në zgjedhjet që u mbajtën sot.

    Gashi ka thënë se rezultati s’mund të injorohet, duke shtuar se “kërkohet reflektim dhe veprim i përgjegjshëm”, shkruan Reporteri.net.

    “Kur votuesit flasin, rezultati nuk mund të injorohet. Kërkohet reflektim dhe veprim i përgjegjshëm”, ka shkruar Gashi.

    Nga rezultatet e KQZ’së të procesuara nga numërimi i 41% e vendvotimeve, LDK renditet e treta me 13.85%. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!