Bedri Hamza i ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë masivisht në tubimin përmbyllës të fushatës së tij pozitive për kryeministër.
Më 8 shkurt, Hamza i ka ftuar qytetarët që të fillojnë të mblidhen nga ora16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
“Qytetarë të dashur, Jemi në ditët e fundit të fushatës sonë pozitive. Kemi dëshmuar se Kosova mundet ma mirë dhe tani jemi vetëm një hap larg nga fitorja jonë e përbashkët!
Këtë të shtunë, më 8 shkurt, ju ftoj të gjithëve në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Nga ora 16:00 fillojmë të mblidhemi!
Shihemi të shtunën! Le ta bëjmë këtë mbrëmje të paharrueshme!
✅ #MaMirë ✅ #PDK131”, ka shkruar Hamza.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.