Partia Demokratike e Kosovës mban numrin 131 për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kryetari i degës së PDK-së në Rahovec, njëherit kandidat për deputet, Edon Cana ka thënë se ky numër simbolizon forcën, vizionin dhe përkushtimin për një Kosovë më të mirë.
Në një postim të bërë në Facebook, Cana shkruan se numri që ai mban për deputet, 44, reflekton energjinë pozitive dhe vendosmërinë për të çuar përpara interesat e qytetarëve.
“Partia Demokratike e Kosovës garon në këto zgjedhje me numrin ???, një numër që simbolizon forcën, vizionin dhe përkushtimin për një Kosovë ma të mirë. Ndërsa unë Edon Cana, kandidat për deputet mbaj numrin ??, një numër që reflekton energjinë pozitive dhe vendosmërinë për të çuar përpara interesat e qytetarëve”, ka shkruar Cana në Facebook.