×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / Video

    Hamza zotohet për më shumë zhvillim, e më pak tatime – tregon çka përfshin zotimi i parë i tij

    Reporteri
    13 Janar 2025 | 18:44

    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar projektet e tij në kuadër të zotimit të parë, nga gjithsej pesë zotimet e tij kryesore që i ka përmendur më herët.

    Zotimi i parë i Hamzës për qytetarët është më shumë zhvillim, më pak tatime.

    Në kuadër të këtij zotimi përfshihet legalizimi i ndërtimeve dhe zhbllokimi i miliarda eurove kapital, TVSH-ja mblidhet në brendi, jo në kufi. Pastaj, grante për bizneset për mbulimin e investimeve deri në 30%, zero tatim në fitim për bizneset që investojnë mbi 500 mijë euro ose punësojnë mbi 50 punëtorë, ndryshimi i Ligjit për Tatimin në Pronë, krijimi i Fondit për mbështetje gjatë papunësisë, ku 80% e pagës së fundit do u mbulohet atyre që i humbin vendet e punës deri në 6 muaj, si dhe eliminimi i tarifës doganore për veturat e reja elektrike.

    Hamza ka thënë se ka ardhur koha të punojmë bashkë për ta bërë Kosovën ma të mirë.

    Video

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!