×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / Tubimi

    Haradinaj: Gjakova sot masovikisht i tha Jo mashtruesit që e ka izoluar Kosovën dhe e ka dëmtuar sigurinë kombëtare

    Reporteri
    13 Janar 2025 | 22:08

    Kandidati për kryeministër i AAK, Ramush Haradinaj, në tubimin e mbajtur sot në Gjakovë, ka thënë se katër vitet e qeverisë Kurti i kanë kushtuar shtrenjtë Gjakovës.

    Haradinaj ka thënë se qeveria aktuale nuk di asgjë përveç propagandës.

    “Dështimi i qeverisë Kurti po i kushton shtrenjtë Gjakovës. Rruga Gjakovë-Klinë, u la në harresë nga një pushtet që nuk di të bëjë asgjë përveç propagandës. Gjakova, një ndër kontribuuesit më të mëdhenj në buxhetin e Kosovës, meriton më shumë. Plani ynë është konkret: përfundimi i rrugës Gjakovë-Klinë brenda 6 muajve të parë të qeverisjes, realizimi i Autostradës së Dukagjinit, aktivizimi i aeroportit për fluturime komerciale dhe krijimi i zonës amerikane të biznesit. Më shumë se kaq – do të ndërtojmë një industri prodhuese ushtarake dhe poligon me standarde NATO-s në brezin kufitar, duke hapur mijëra vende pune për gjakovarët”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka shtuar se koha e mashtruesve ka marrë fund.

    “Gjakova sot masovikisht, i tha Jo mashtruesit që e ka izoluar Kosovën dhe e ka dëmtuar sigurinë kombëtare. Me 9 shkurt, votoni 137 për një Kosovë Fituese – për anëtarësim direkt në NATO, për siguri energjetike, çmim energjie të përballueshëm, për paga minimale jo nën 500 euro dhe për zhvillim ekonomik që i jep dinjitet çdo qytetari. Gjakova e di – koha e mashtruesve ka marrë fund. Ja sot, ja kurrë për Kosovën Fituese”, është shprehur Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!