Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pasi rinumërimi i votave po nxjerrë në pah manipulime dhe vjedhje të votave të disa nga kandidatët e partive politike.

Haziri në Facebook ka shkruar se organet e rendit duhet ta hetojnë deri në detaje këtë makineri të vjedhjes së vullnetit të popullit.

Postimi i tij:

Reklamë

Aty ku gara bëhet kush qeveris më keq, del që edhe gara kush vjedh më shumë është mendësi dhe vjedhja e votës është e vetmja mundësi që u duhet.

Organet e rendit duhet ta hetojnë deri në detaje këtë makineri të vjedhjes së vullnetit të popullit.

Lavdi ju qoftë marria!