Kandidati për kryeministër të Kosovës nga koalicioni “Për Kosovën Fituese”, Ramush Haradinaj ka publikuar 10 prioritetet kryesore të koalicionit që ai drejton. 

Prioriteti i parë i Haradinajt është:  Kosova direkt në NATO – miqësi e përhershme me ShBA dhe BE.

Prioritet Haradainaj i ka dhënë edhe rritjes ekonomike deri në 7%.

Reklamë

Po ashtu ai ka listuar si prioritet edhe ndarjen e 1 miliard eurove për biznese të reja dhe ato prodhuese-eksportuese.

Prioritet i Haradinaj është paga mesatare 1000 euro dhe pensione mbi 500 euro.

Kolacioni për Kosovën Fituese si prioritet e ka edhe buxhetin për përmbylljen e projekteve rrugore që kanë mbetur në gjysmë dhe autostradën e Dukagjinit.

Haradinaj synon 1500 MË energji të prodhuar në Kosovë.

Si proritet listohet edhe krijimi i Qendrës Kombëtare për Inovacion dhe Teknologji.

Reklamë

Për Haradinajn prioritare është edhe arritja  6% e GDP për edukim e arsim – reformë e thellë e sistemit shëndetësor.

Vend të veçantë ai i ka kushtuar edhe mërgata pjesë e vendimmarrjes e me status të investitorëve strategjikë.

Pensioni pa shkëputje nga puna për çlirimtarët është prioriteti i dhjetë i Haradinajt dhe koalicionit.

 

Reklamë