×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / Mbledhja

    KQZ akrediton 1 mijë e 725 vëzhguesit e parë për zgjedhjet e 9 shkurtit

    Reporteri
    13 Janar 2025 | 16:39
    Fotografi ilustruese nga arkivi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar grupin e parë të vëzhguesve të subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit, në një mbledhje të mbajtur sot.

    KQZ akreditoi 2,274 vëzhgues nga katër subjekte të ndryshme politike.

    Nga ky grup, më së shumti vëzhgues të akredituar pati nga Lidhja Demokratike e Kosovës (1725). Partia Demokratike e Kosovës pati 95 vëzhgues të akredituar në këtë grup, ndërsa koalicioni Vakat 234 vëzhgues dhe Nova Demokratska Stranka 220 vëzhgues.

    Sipas ligjit, vëzhguesit e akredituar nuk janë kandidatë për post zgjedhor dhe të gjithë janë në listën përfundimtare të votuesve.

    Anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi u ankua se partitë kanë kohë të shkurtër për të caktuar vëzhguesit e komisionerët.

    KQZ-ja ka bërë të ditura edhe afatet për aplikim për akreditimin e vëzhguesve.

    Subjektet politike të certifikuara kanë kohë edhe dy ditë që të bëjnë kërkesë për akreditimin e vëzhguesve.

    Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të OJQ-ve vendore do të përfundojë më 25 janar 2025.

    Afati për dorëzimin e kërkesave për akreditimin e vëzhguesve të organizatave qeveritare, ndërqeveritare do të përfundojë më 25 janar 2025.

    Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare do të përfundojë më 4 shkurt 2025, pesë ditë para ditës së zgjedhjeve.

    Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të përfaqësive të vendeve të huaja do të përfundojë më 25 janar 2025.

    Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të organizatave ndërkombëtare do të përfundojë më 25 janar 2025.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!