Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar për Reporteri.net se mbledhja do të mbahet në orën 10:00.

“Të shtunën më 31 janar 2026, ora 10:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor 2025’’, ka thënë Elezi.

Reklamë

Rinumërimi i të gjitha votave ka përfunduar mbrëmë.

Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin do të ketë 57 deputetë.

20 ulëse ka siguruar Partia Demokratike e Kosovës.

Nga LDK, ulësen e deputetit e kanë siguruar 15 kandidatë, kurse AAK do të ketë 5 deputetë.

Lista Serbe do të ketë 9 deputetë.

Reklamë

Nga KDTP, ulëse kanë siguruar Ergul Mazrek dhe Fatma Taçi.

Nenad Rashiq nga Za Slobodu Pravdu i Opstanak.

Nga Koalicioni VAKAT, Rasim Demiri.

Emilja Rexhepi nga NDS’ja.

Reklamë

Elbert Krasniqi nga IRDK’ja.

Duda Balje nga SDU.

Veton Berisha nga PLE.

Artan Asllani nga PSA.

Reklamë

Adem Hoxha nga JGP.

Erxhan Galushi nga LPRK./Reporteri.net

/Reporteri.net