×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / Raportet me aleatët

    Krasniqi: S’është normale me pasë kryeministër që e ka mshelë Shtëpinë e Bardhë

    Reporteri
    13 Janar 2025 | 19:33

    Kryetari i PDK-së, Memi Krasniqi, ka shprehur pakënaqësitë e tij në raport me qeverisjen aktuale të Albin Kurtit.

    Ai u shpreh i bindur se në zgjedhjet e 9 shkurtit, do dalin fitues.

    ”Ky drejtim i ri duhet me u kthy në drejtim të zhvillimit. Synimi është i thjeshtë. ne jemi në garë me i fitu zgjedhjet. Besoj që deri më datën 9 ne do arrijmë me i ritaku qytetarët e vendit tonë dhe jo vetëm të PDK-së”.

    Ai u pyet edhe për sondazhet.

    ”Ne jemi për të gjithë qytetarët e veçanërisht me votuesin e zhgënjyer të VV-së. Një sondazh të freskët nuk kam. Sondazhet që kam pa para dy muajsh për mua janë inkurajues. Çdo i katërti qytetar është i pavendosur. Me hulumtim tamam konkret”, deklaroi Krasniqi.

    ”Nuk është normale me i pasë raportet e prishura me krejt shtetet kryesore që na kanë ndihmu…Nuk është normale me pasë kryeministër që e ka mshelë Shtëpinë e Bardhë. Është hera e parë që kemi kryeministër, plus që e ka kry mandatin 4-vjeçar, edhe nuk e din, përveç si turist, se ku i bjen Shtëpia e Bardhë se si ka ra me hy mrena… Nuk është normale me pasë një kryeministër që në 4 vite s’ka arritë me pru një njohje”, shtoi Krasniqi.

    ”Fokusi kryesor i programit të Bedriut është fusha e mirëqenies së qytetarit”, ka deklaruar Krasniqi në Klan Kosova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!