Kandidati i LDK’së për deputet Ermal Sadiku, ka ironizuar pas rezultateve preliminare të zgjedhjeve që u mbajtën sot, ku kjo parti renditet e treta.
Sadiku ka publikuar këngën e Medës “Ai plumb”, në tekstin e së cilën thuhet “Ma mirë mos të isha gjallë të dielën mbrama, ma mire është për mu mos t’kish ardh e hana…”.
Nga mbi 91% e votave të numëruara, LDK ka 13.89%.