×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Mbi 94% e votave të numëruara në Prishtinë: VV e para me 46.80%, LDK e dyta me 25.54%

    Reporteri
    10 Shkurt 2025 | 7:17

    Nga të dhënat e fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje po prin bindshëm në Prishtinë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Nga 94.19% e votave të numëruara në kryeqytet, apo nga 243 kuti të numëruara nga gjithsej 258 kuti, Vetëvendosje renditet e para me 46.80%, e dyta LDK me 25.54%, PDK e treta me 18.43%.

    Ajo që mund të konsiderohet befasi, Koalicioni për Familjen renditet e katërta me 4.23%, para AAK-së, që renditet e pesta me 3.31%, shkruan Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!