Të dielën, më 28 dhjetor, nga ora 07:00 deri në 19:00, qytetarët e Republikës së Kosovës me të drejtë vote do t’u drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Gjatë gjithë ditës së votimit, gazeta online Reporteri.net i fton qytetarët që të raportojnë çdo parregullsi apo shkelje eventuale që mund të vërejnë gjatë procesit zgjedhor të 28 Dhjetorit, përmes platformës “Raporto”, e cila funksionon në kuadër të mediumit.

Raportimet apo denoncimet mund të bëhen duke dërguar foto, video apo edhe vetëm informata të shkruara, në varësi të rastit dhe mundësive të raportuesit. Po ashtu, qytetarët kanë mundësi të zgjedhin nëse dëshirojnë të ndajnë me ne të dhënat e tyre personale apo të raportojnë në mënyrë anonime, përfshirë edhe përdorimin e një nofke.

Reklamë

Parregullsitë gjatë procesit zgjedhor mund t’i raportoni duke klikuar në linkun: www.reporteri.net/raporto/

Katër fushat e para të platformës – Emri, Numri i Telefonit, Email-i dhe Ngarkimi i Dokumenteve – janë opsionale. Qytetarët mund t’i lënë ato të zbrazëta nëse nuk ndihen të sigurt t’i ndajnë këto të dhëna. Megjithatë, plotësimi i tyre preferohet, pasi ndihmon në verifikimin më të saktë të rasteve të raportuara.

Reporteri.net garanton se të gjitha të dhënat e ndara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, do të mbesin anonime dhe nuk do të ndahen me asnjë palë të tretë. Platforma “Raporto” synon të ofrojë një hapësirë të sigurt për denoncimin e parregullsive dhe keqpërdorimeve, duke garantuar mbrojtjen e burimeve dhe privatësisë së raportuesve.