Një grua është ndaluar në mesditë në qytetin e Zveçanit, pasi që e njëjta dyshohet se ka fotografuar fletëvotimin.

Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

“Gjatë ditës së sotme nuk ka pas ndonjë incident, përveç tani në këto momente, pra 30 miuta e kemi sjellë një person në stacionin policor në Zveçan për arsye se dyshohet se e njëjta e ka fotografuar votën e vet”, ka thënë Elshani.

Reklamë

Ndërsa, pas konsultimit me prokurorin mbetet të shihet së si do të veprohet tutje lidhur me rastin, ka thënë Elshani. /Reporteri.net/.