Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jeta Rafuna, ka publikuar fotografi nga tubimi i mbajtur mbrëmë në lagjen Tophane.

Rafuna ka thënë se nga secila përgjegjësi e pozicion, Tophanja do të jetë gjithmonë prioritet për të.

“Në Tophane, në lagjen ku është lindur babi im, mbrëmë u ndjeva jashtëzakonisht mirë në mesin e shumë miqëve të mi dhe të babit e poashtu strukturave tona të devotshme dhe qytetarëve të shumtë.  Faleminderit secilit nga ju për pritjen dhe mbështetjen e ngrohtë. Nga secila përgjegjësi e pozicion, Tophanja do të jetë gjithmonë prioriteti im”, ka shkruar Rafuna.

Reklamë

Rafuna garon në listën e LDK’së me numër 45.