Kryetari i Prishtinë, Përparim Rama ka thënë se parlamentit i duhet një njeri si Shkëmb Manaj, i cili garon në listën e LDK-së.

Rama ka folur për kohën sa Manaj ishte nënkryetar i Prishtinës, duke thënë se e kishte krah të fuqishëm në të gjitha betejat për kryeqytetin.

“Parlamentit të Kosovës i duhet një njeri me integritet të lartë personal dhe profesional si Shkëmb Manaj! Unë jam në krah të tij, ashtu siç e kisha atë në krah fuqishëm në të gjitha betejat për Kryeqytetin!

Reklamë

Të gjitha betejat i kemi fituar bashkë! Se bashku do ta fitojmë edhe këtë betejë! Shkambi ynë, Shkambi i LDK-së gjithmonë në shërbim të Kosovës, gjeneratë pas gjenerate”, ka thënë Rama ndër të tjera.