×
  • Lajme
  • Raporto
  • Nacionalet 2025

    Rinumërimi i votave: Kurti dhe Haradinaj bien në vota, rritje për Hamzën dhe Abdixhikun

    Reporteri
    17 Janar 2026 | 14:31

    Procesi i rinumërimit të votave për zgjedhjet parlamentare i cili po vazhdon ka ndryshuar paksa votat edhe për liderët e partive politike.

    Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe i AAK-së, Ramush Haradinaj kanë pësuar rënie të numrit të votave pas rinumërimit të deritanishëm, ndërkaq kryetari i PDKsë Bedri Hamza dhe I LDK-së, Lumir Abdixhiku kanë rritje të numrit të votave, shkruan Reporteri.net.

    Kurti ka 152 vota më pak pas rinumërimit të deritanishëm.

    Kreu i AAK-së, Rmaush Haradinaj ka 14 vota më pak nga rinumërimi i deritanishëm.

    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza pas rinumërimit të deritanishëm ka 37 vota më shumë.

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka 18 vota më shumë nga rinumërimi i deritanishëm.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar se deri më tani procesi i rinumërimit është përmbyllur në 19 komuna, ndërkohë gjatë pjesës tjetër të ditës, të tjera komuna, sipas radhës, do të përfshihen në këtë proces.

    Rinumërimi i votave ka ndodhur për shkak të dyshimeve në gabime në numërim të votave.

    Sipas vendimit të KQZ-së, në 10 komuna do të rinumërohen 100% të vendvotimeve (Dragash, Kaçanik, Lespoaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug), ndërkaq në 28 komunat tjera, do të rinumërohen nga 10% e vendvotimeve (Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut). /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!