×
  • Lajme
  • Lajme / 12 Tetori

    Zgjedhjet lokale, KQZ tregon si mund ta ndërroni Qendrën e Votimit nga një komunë në tjetrën

    Reporteri
    11 Korrik 2025 | 11:42

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me sqarime rreth ndërrimi të Qendrës së Votimit nga një komunë në tjetrën, për zgjedhjet lokale të 12 Tetorit.

    KQZ ka bërë me dije se ky ndryshim nuk mundësohet drejtpërdrejtë nga KQZ, por se kjo është e ndërlidhur me deklarimin zyrtar të vendbanimit nga qytetarët/votuesit, shkruan Reporteri.net.

    “Përmes KQZ-së, votuesi, nëse dëshiron, mund të ndryshojë Qendrën Votimit vetëm brenda komunës. Por, për të kaluar nga një Qendër Votimi e një komune, në Qendrën e Votimit në një komunë tjetër, votuesi duhet të ndryshojë adresën e tij në Zyrën e Gjendjes Civile apo në platformën E-Kosova. Pas konfirmimit të ndryshimit të adresës nga Shërbimi i Gjendjes Civile, adresa e re reflektohet në Regjistrin Qendror Civil”, ka sqaruar KQZ.

    Në njoftim bëhet me dije se çdo ndryshim i adresës së banimit deri më 29 gusht 2025, do të pasqyrohet  në platformën e KQZ-së https://qv.kqz-ks.org dhe rrjedhimisht në Listën Votuese.

    “Gjithashtu, deri më 29 gusht 2025, KQZ do të vazhojë të ofrojë shërbimin për votuesit që dëshirojnë ta ndryshojnë Qendrën e Votimit brenda komunës”, thuhet në njoftim.

    Gjatë periudhës, e cila ka filluar më 28 qershor dhe do të përfundojë më 29 gusht, qytetarët me të drejtë vote do të mund ta mësojnë/verifikojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta ndërrojnë atë, duke e caktuar sa më afër vendbanimit në komunën e tyre: përmes platformës elektronike të KQZ-së: https://qv.kqz-ks.org ose duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është i regjistruar votuesi./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!