Kroatët e Bosnje-Hercegovinës të dalin masivisht në zgjedhje, kërkoi kryediplomati kroat, Gordan Grliç Radman, raportuan mediat kroate, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Grliç Radman kërkoi që këasj here kroatët të sigurojnë përfaqësuesit politik të tyre pa u mbivotuar nga mazhoranca boshnjake në Federatën e Bosnje-Hercegovinës.
“Kroatët në BeH janë mbivotzuar nga mazhoranca boshnjake gjer më tani. Në tri raste, Zheljko Komshiç, u zgjodh me vota boshnjake për Anëtar të Presidencës. Tani kjo padrejtësi duhet të zhbëhet që kroatët të kenë të drejtën e tyre për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre në Presidencën Shtetërore”, ka thënë Grliç Radman.
Ai pret që kroatët të dalin masivisht në zgjedhjet e së dielës, veçanërisht në Bosnjën qendrore, ku ekziston rreziku që boshnjakët të zgjedhin përfaqësuesin e gjashtë, vendimtar për Dhomën e Lartë të Popujve të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, të konceptuar në nivel kombëtar, raportoi HINA kroate.
Kjo do të krijonte mundësinë e rrëzimit të partive kryesore kroate, për të cilat votojnë shumica e kroatëve në BiH, nga pushteti./Reporteri.net/