Zhduket një 17 vjeçare në Vushtrri, policia po e heton rastin

Një vajzë 17 vjeçare është zhdukur në Vushtrri.


Konkretisht në fshatin Ceceli, një burrë ka njoftuar policinë se vajza e tij 17 vjeçare ka dalë nga shtëpia dje në ora 07:00 të mëngjesit.

Ai gjithashtu ka thënë policisë se nuk di se ku është shkuar dhe nuk di për vendndodhjen e saj.

Policia është duke e hetuar rastin.