×
  • Lajme
  • Lajme

    Zhduket një grua nga Obiliqi, burri i saj kërkon ndihmë për ta gjetur

    Reporteri
    08 Maj 2021 | 13:50

    Një grua nga fshati Mazgit i Obiliqit është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për fatin e saj.


    Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar burri i saj, Xhevdet Igrishta, teksa ka thënë se që nga e mërkura nuk di gjë për të.

    Sipas tij, largimi i saj nuk lidhet me ndonjë arsye të veçantë apo probleme familjare.Për rastin në fjalë ai ka njoftuar edhe Policinë.

    “Policia e di rastin dhe më kanë ndihmuar shumë, por ende nuk ka ndonjë informatë nga ana tyre për vendndodhjen e saj”.

    Igrishta ka shtuar se gruaja e tij kishte probleme mendore – me të e kanë një vajzë 10 vjeçare dhe se jetojnë “me një ndihmë sociale nga shteti i Kosovës”.

    Ai lutet që kushdo qe e ka parë apo ka ndonjë informatë rreth vendndodhjes së saj, ta lajmërojë atë në numrin e tij personal: 046 133 442.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!