×
  • Lajme
  • Lajme

    “Zhdukja” dhe “rigjetja” e mostrave të Astrit Deharit, Kurti thotë se Ministria e Drejtësisë duhet të përgjigjet

    Reporteri
    14 Mars 2023 | 13:26
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

    Kryeministri Albin Kurti ka refuzuar të flasë lidhur me raportimet se janë gjetur një pjesë e mostrave të Astrit Deharit, që ishin zhdukur nga Laboratori i Toksikologjisë në dhjetor të vitit 2022.

    Kurti është pyetur nga gazetarët nëse janë gjetur mostrat, por i njëjti ka thënë se për këtë duhet të përgjigjet Ministria e Drejtësisë.

    “Më besoni, Ministria e Drejtësisë duhet ta jap përgjigjen adekuate për këtë”, ka thënë Kurti.

    Ndryshe, institucionet kanë zgjedhur të heshtin lidhur me raportimet se janë gjetur një pjesë e mostrave të Astrit Deharit. Për zhdukjen e tyre pati njoftuar Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë të jashtëzakonshme për media, më 8 dhjetor të vitit të kaluar. Tash e njëjta s’po deklarohet nëse janë gjetur apo jo.

    Për raportimet e fundit rreth këtij rasti, heshtjen e kanë zgjedhur edhe Prokuroria Speciale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!