×
  • Lajme
  • Lajme / Shefja e UNMIK-ut

    Ziadeh në Beograd: E rëndësishme që Kosova dhe Serbia të prioritizojnë dialogun

    Reporteri
    17 Tetor 2024 | 17:28

    Shefja e misionit të UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka bërë të ditur se sot ka qenë në vizitë në Beograd.

    Ziadeh atje është takuar me kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, me të cilën kanë diskutuar për seancën e radhës të Këshillit të Sigurimit për Kosovën.

    Ziadeh ka thënë se është e lehtësuar nga BE-ja dhe përkushtimin e UNMIK-ut për promovimin e paqes në rajon.

    “Përpara sesionit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, Ziadeh u takua me presidenten e Asamblesë Kombëtare të Serbisë në Beograd, duke vënë në dukje rëndësinë që të dyja palët t’i japin përparësi Dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe angazhimin e UNMIK-ut për të promovuar paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajoni”, ka shkruar UNMIK.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!