×
  • Lajme
  • Lajme

    Zjarr i madh në një supermarket në Lipjan

    Reporteri
    17 Korrik 2021 | 9:11

    Sot rreth orës 05:40 “Super Viva” në Lipjan është përfshirë në zjarri.


    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

    Ai tha se nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale.

    “Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të përhapjes së zjarrit”, tha Borovci.

    Sipas tij, policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!