Këshiltari, Jetlir Zyberaj, i ministrit të Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, pas aksionit në veri të Mitrovicës i ka bërë thirrje Serbisë që të mos abuzojë politikisht me këtë operacion.
Zyberaj ka thënë se aksioni për të të arrestuarit e dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit , është pjesë e përpjekjeve të Kosovës për sundim të ligjit dhe të rendit.
“Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një operacion në veri të Kosovës për të arrestuar të dyshuarit e përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Është pjesë e përpjekjeve të Kosovës për sundim të ligjit dhe të rendit. Ne i bëjmë thirrje Serbisë që të mos abuzojë politikisht me këtë operacion, por të bashkëpunojë me agjencitë e zbatimit të ligjit të Kosovës për të zbuluar të vërtetën për vrasjen e Oliver Ivanoviqit”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.