×
  • Lajme
  • Lajme / Deklarata

    Zyra e BE-së në Kosovë i reagon Kurtit: Gjykata Kushtetuese duhet të jetë e lirë nga presioni politik

    Reporteri
    18 Nëntor 2024 | 12:22

    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar ndaj qasjes së kryeministrit Kurti ndaj Gjykatës Kushtetuese i cili gjatë javës që shkoi tha se Gjykata me vonesat në trajtimin e ligjeve dhe rrëzimin e tyre po i bllokon reformat pozitive dhe progresiste.

    BE-ja thotë se pavarësia e gjyqësorit është një gur themel i sundimit të ligjit dhe kriter thelbësor për çdo shoqëri demokratike.

    “Gjykata Kushtetuese ka një rol themelor për të siguruar supremacinë e Kushtetutës dhe për të mbrojtur të drejtat dhe parimet themelore në të. Pavarësia e gjyqësorit është një gur themel i sundimit të ligjit dhe kriter thelbësor për çdo shoqëri demokratike.

    Gjykata Kushtetuese shërben si autoriteti më i lartë në shqyrtimin e ligjeve të paraqitura për shqyrtim. Vendimet e tij duhet të respektohen nga të gjithë për të siguruar funksionimin efektiv të ndarjes së pushteteve dhe për të forcuar sistemin e kontrollit dhe ekuilibrit. Ndërkohë që pranohet se Gjykata Kushtetuese duhet të jetë e pavarur dhe e lirë nga presioni politik, është gjithashtu e nevojshme të theksohet se gjyqësori nuk është imun ndaj shqyrtimit apo diskutimit të hapur me kusht që të jetë konstruktiv, i balancuar dhe i bazuar mirë”, tha Zyra e BE-së në Kosovë për RTV21.

    Kurti javën e kaluar tha se Kushtetuesja po bën vendime politike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!