Zyrtarët e Shërbimit Korrektues të Kosovës kanë arritur që të parandalojnë kontrabandën në Qendrën Korrektuese në Dubravë, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Në një postim në faqen zyrtare, SHKK njofton se kanë kryer bastisje ku kanë gjetur tre telefona mobil dhe një mbushës, të cilët ishin tentuar të kontrabandoheshin brenda burgut.
“Pas marrjes së një informacioni nga Departamenti për Siguri i SHKK-së, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë një tentativë kontrabande në Qendrën Korrektuese të Dubravës.
Menjëherë pas pranimit të këtij informacioni, u organizua një bastisje në zonën sterile nga Njësiti K9 i SHKK-së. Gjatë bastisjes, u gjetën tre telefona mobil dhe një adapter. Telefonat u lokalizuan dhe tashmë kanë nisur hetimet për të zbuluar mënyrën se si është tentuar futja e këtyre pajisjeve kontrabanduese brenda qendrës korrektuese”, thuhet në njoftim.