×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari i burgjeve i përfshirë në përleshjen në LDK suspendohet nga puna

    Reporteri
    17 Qershor 2019 | 20:08

    hërbimi Korrektues i Kosovës ka suspenduar nga puna zyrtarin me iniciale R.G pasi policia njoftoi se ai ishte përfshirë në rrahjen gjatë kuvendit zgjedhor të LDK-së.


    Sipas njoftimit nga SHKK, ndaj zyrtarit menjëherë është iniciuar procedurë disiplinore. Ajo do të mbetet në fuqi deri në vendimin final të komisionit disiplinor, shkruan Reporteri.net.

    “Shërbimi Korrektues i Kosovës pas njoftimit nga policia e Kosovës se zyrtari korrektues me inicialet R. G është përfshirë në rrahje gjatë kuvendit zgjedhor të LDK-së, ka marr masa duke e suspenduar zyrtarin në fjalë dhe menjëherë ka iniciuar procedurën disiplinore”, thuhet në njoftim.

    Eskalon LDK: Pas grushtave në Ferizaj, kërset karrigeja në Prishtinë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!