×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari i LDK-së pas letrës së VV-së: Bashkëqeverisje e balancuar, as më pak dhe as më shumë

    Reporteri
    16 Janar 2020 | 17:32

    Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, përmes llogarisë së tij në Facebook ka reaguar lidhur me refuzimin e ofertës së fundit të LDK-së nga ana e VV-së.


    Beqiri ka postuar një fotografi të tij ku ka thënë se LDK është e vendosur për bashkëqeverisje të balancuar, as më shumë e as më pak.

    “Bashkëqeverisje e balancuar, as më shumë dhe as më pak”, ka shkruar Beqiri.

    Kujtojmë se gjatë ditës Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i është përgjigjur letrës së fundit të Albin Kurtit.

    Ai ka thënë se letrën nuk e konsideron zyrtare dhe se janë të hapur për të gjetur sa më shpejt një zgjidhje.

    “Është një letër me cilësime, të cilat nuk janë shumë zyrtare. Ne jemi te interesuar ta përmbyllim këtë proces”, ka thënë Mustafa para mediave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!